Gjilanit i shtohen edhe 15 hektarë pemishte me arrë
GjilanPostuar: 09:45 / 12.12.2023
Nga ky projekt përfituan 29 fermerë të cilët, me këtë rast, u këshilluan nga ekspertët e Drejtorisë, për mënyrën e mbjelljes së fidaneve, plehërimin dhe krasitjen e tyre. Këta fermerë, do të monitorohen dhe përcillen, nga ekspertët e Drejtorisë për Bujqësi, me këshilla praktike profesionale gjatë gjithë kohës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale.
Këto fidane janë të varieteteve shumë rentabile, me fruta cilësorë dhe shumë të kërkuar në treg.
Drejtoria për Bujqësi në Gjilan ka vite që është duke përkrahur fermerët e interesuar për ngritjen e sipërfaqeve të reja me këtë pemë mjaftë profitabile. Përkrahja nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.