Hapet thirrja publike për përkrahjen financiare për Start-Up dhe bizneset me pronare gra të Komunës së Gjilanit
Njoftimi i plotë i kryetarit Hyseni:
Hapet thirrja publike për përkrahjen financiare për Start-Up dhe bizneset me pronare gra.
Përkrahje direkte financiare për ndërmarrjet e të rinjve dhe fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin e biznesit – është një tjetër zotim i joni elektoral i cili po përmbushet.
85.000€ për Start-Up dhe 50.000€ për bizneset me pronare gra do të shpërndahen për ata të cilët përfitojnë nga thirrja publike për grante.
Inkurajojmë të gjithë të rinjtë dhe gratë ndërmarrëse të aplikojnë dhe të fillojnë apo zgjerojnë bizneset e tyre ekzistuese, ashtu që së bashku të fuqizojmë sektorin e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.
Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, kemi përgatitur udhëzuesin si në vijim:
https://kk.rks-gov.net/gjilan/category/konkurset-njoftimet/ dhe
https://kk.rks-gov.net/.../cate.../konkursi-i-objavljivanja/.