Komuna e Gjilanit iu mundëson 14 personave me aftësi të kufizuara që nga tetori të fillojnë punën në bizneset lokale

GjilanPostuar: 07:28 / 29.09.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Hyseni:

14 persona me aftësi të kufizuara, nga 2 tetori fillojnë punën në bizneset lokale

E hëna që vjen, do të jetë dita e parë e punës për 14 persona me aftësi të kufizuara, me të cilët nënshkruam sot kontratat për fillimin e punës në 12 biznese lokale.

Subvencionimi i pagës do të jetë 300€ për periudhën 6 mujore nga komuna si dhe kontributet e paguara nga kompania e cila janë të angazhuar, me mundësi vazhdimi të kontratës nga kompania.

Pas punësimit të këtyre personave, do të hapim thirrjen për plotësimin e 6 vendeve të mbetura.

Jemi tejet falënderues për 12 bizneset të cilat kanë mirëpritur iniciativën tonë!
-Bujana Produkt SHPK (2 persona)
-Albimi LTD (2 persona)
-Palma SHPK
-PIKA 5 A
-Zyra për Shërbime Juridike
-Avokatia “Imperium” SHPK
-Riga Pharm
-“ROYAL BEVERAGE” L.L.C.
-NTSH “Te Agimi”
-Bash Omël
-T-Consulting

Bashkë qeverisim, për të gjitha shtresat!