Komuna e Gjilanit mbështetë nënat lehona për fëmijët e lindur në këtë vit
Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se po vazhdon mbështetja për lehonat, ku sipas tij kjo po bëhet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 01 janar 2024 e tutje.
Lindja e parë - 100 euro, lindja e dytë - 200 euro, lindja e tretë - 300 euro, lindja e katërt - 400 euro dhe lindja e pestë - 500 euro.
"Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjithë vitit, deri në muajin dhjetor 2024", tha kryetari Hyseni.
Doruntina Hasani, drejtoreshë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, thotë ky vendim po bëhet me qëllim të mbështetjes së nënave lehona.
"Kemi vendosur të subvencionojmë me nga 100 euro për çdo lindje. Kjo është për fëmijët e lindur nga 1 janari i këtij viti deri me 31 dhjetor.", tha Hasani.
Drejtoresha bënë thirrje publike për aplikim për mbështetje financiare për nënat lehona banore të Komunës së Gjilanit.