Komuna e Gjilanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Agjencionin për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur
GjilanPostuar: 14:19 / 08.07.2023
Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të krijohet një grup i kandidatëve të nivelit 5 të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”.
Ideja themelore e krijimit të këtij grupi është për të krijuar kuadro të kualifikuara për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta të cilët ndjekin mësimet kryesisht në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta.