Komuna e Gjilanit thirrje për tatimpaguesit e tatimit në pronë
Thirrja e plotë:
Thirrje të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime mbi 300 euro ndaj Komunës së Gjilanit, të kryejnë pagesat deri më 31 gusht.
Ata tatimpagues të cilët nuk e kanë mundësinë e pagesës së tërësishme të borxheve të tatimit në pronë, u ofrohet mundësia e marrëveshjes për pagesë deri në 24 këste mujore.
Gjithashtu, Zyra e Tatimit në Pronë ju bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime mbi 300 euro që deri më 31 gusht të lajmërohen dhe të paraqiten në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për marrëveshje deri në fund të këtij muaji.
Inkasimi i afro 12 milionë euro borxhe që kanë qytetarët dhe bizneset e Gjilanit për tatimin në pronë, është obligim i ynë ligjor dhe institucional, por që do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në mundësinë e rritjes së investime kapitale në shumë projekte në interes të qytetarëve dhe bizneseve tona.
Paguaj tatimin, fuqizo shtetin!