Kryetari Hyseni ka inspektuar punimet në terren

GjilanPostuar: 17:36 / 10.08.2023

Postimi i plotë i kryetarit Hyseni:

Rikonstruimin e rrugëve “Enver Miftari” dhe “Kadri Osmani”, projekt ky në vlerë mbi 1 milionë euro, si dhe ndërtimin dhe asfaltimin e 3 rrugëve anësore në lagjen “7 Shtatori” tek Kodra e Dëshmorëve i inspektuam bashkë me drejtorin e shërbimeve publike, Mentor Mihovci.

Nga afër pamë dinamikën me të cilën po zhvillohen këto 2 projekte, të cilat së shpejti do ti gëzojnë banorët e lagjeve.