Kryetari Hyseni nënshkruan kontratën për zgjerimin e rrugës "Hamdi Kurteshi" dhe mbulimin e lumit Stanishorka
GjilanPostuar: 08:54 / 06.10.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Hyseni:
TRANSFORMIMI QYTETIT VEÇ SA KA FILLUAR
Shumë i lumtur të nënshkruaja kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës "Hamdi Kurteshi" (rruga e Malishevës) dhe mbulimin e lumit Stanishorka.
Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve.
Për Gjilanin që duam!