Kryetari Hyseni pret në takim ambasadorin ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

GjilanPostuar: 10:41 / 22.09.2023

“Para tij prezantova projektet zhvillimore për komunën, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të reja në fusha me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në sektorin e arsimit dhe ekonomisë”, është shprehur pas takimit kryetari Hyseni.

Ai theksoi, gjithashtu, se ambasadorin e ka njoftuar për kontributin e komunitetit turk në komunën tonë, duke i shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për vendin tonë.