Kryetari Hyseni pret në takim ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq
GjilanPostuar: 10:39 / 06.09.2023
“Diskutuam për çështjet e komuniteteve jo-shumicë dhe mundësitë e bashkëpunimit për ofrimin e kushteve më cilësore për këtë kategori, si dhe vizituam çerdhen në fshatin Shillovë, ku u njoftuam nga afër me nevojat dhe sfidat e tyre”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit.
Ai theksoi se ministri Rashiq shprehu gatishmërinë e tij për përkrahje financiare të projekteve tona në të mirën e komuniteteve joshumicë, e të cilat janë të shumta.
“Bashkë qeverisim, për të gjitha shtresat”, ka thënë kreu i Gjilanit.