Kryetari Hyseni priti në takim Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nga Turqia, Faruk Aydin
GjilanPostuar: 18:24 / 19.09.2023
Postimi i plotë i kryetarit Hyseni:
Me kënaqësi, bashkë me stafin tim mirëpritëm Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nga Turqia, Faruk Aydin dhe delegacionin e tij prej 10 përfaqësuesve të bizneseve nga Turqia.
Gjatë takimit, prezantova para tyre projektin e Zonës Ekonomike si dhe i njoftova me mundësitë dhe lehtësirat të cilat i ofrojmë për investitorët e huaj. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve të bizneseve turke në Kosovë dhe anasjelltas, me theks të veçantë në sektorin e bujqësisë, ndërtimtarisë dhe makinerisë.