Mjekësia Familjare në Gjilan përfituese e një donacion prej 20 mijë euro nga Turqia

GjilanPostuar: 18:54 / 13.06.2023

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë: kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angili, komandanti i KFOR-it turk në Kosovë, kolonel Recai Yilmaz, koordinatori i organizatës TIKA, Cihan Dinçer, si dhe përfaqësues të tjerë nga Turqia dhe komuna e Gjilanit.

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se ky projekt është vazhdim i bashkëpunimit të mirëfilltë mes Kosovës dhe Turqisë, po edhe i ndihmës që i ka dhënë vendit tonë deri tani populli turk dhe qeveria turke.

Ai ka theksuar se nga Turqia pret përkrahje edhe në të ardhmen.  

“Ne do të vazhdojmë të jemi falënderues për kontributin e dhënë nga Turqia në Kosovë, ndërkohë që mund të them se në takimin e sotëm me ambasadorin kishim edhe një diskutim që shkon përtej ndihmës së njëanshme kundrejt Kosovës”, ka thënë kryetari Hyseni.