Mundësi për grante për bizneset prodhuese dhe përpunuese të Komunës së Gjilanit

GjilanPostuar: 23:07 / 16.06.2023

Thirrje publike për subvencionim të NMVM-ve për blerjen e makinerive prodhuese /përpunuese.

MINT/KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).

Të interesuarit për aplikim në këtë thirrje duhet të jenë qytetar të Republikës së Kosovës.

Buxheti i planifikuar për subvencionim për këtë thirrje është 1,000,000.00€.

Në secilin rast Autoriteti Kontraktues (MINT) rezervon të drejtën të mos shpërndajë të gjitha mjetet në dispozicion.

Granti do të ndahet në tri Lot-e, si vijon:

Loti 1 – Ndërmarrjet mikro (të punësuar deri në 9 punëtorë)
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve mikro është 400,000.00€

Loti2 – Ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri në 49 punëtorë)
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të vogla është 400,000.00€

Loti3 – Ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri në 249 punëtorë)
Buxheti total për kategorinë e ndërmarrjeve të mesme është 200,000.00€

Për të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, MINT/KIESA ka përgatitur udhëzues për aplikant.

Linkun mund ta gjeni : https://mint.rks-gov.net/ dhe

http://kiesa.rks-gov.net/, ndërsa për të aplikuar dërgo dokumentet në formatin PDF në këtë email adresë: nvm.kiesa@rks-gov.net.

Thirrja për aplikim është e hapur prej datës 09.06.2023 deri 29.06.2023.

Për çdo informatë apo sqarime rreth kësaj thirrje publike mund të vizitoni zyret për këshilla dhe informata në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik-

Adresa e Drejtorisë: Bulevardi i Pavarsisë (Sheshi "Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Nr.telefonit/0280 325-940
https://kk.rks-gov.net/.../Thirrje-per-aplikim-per-grante...