Në Gjilan bëhet inspektimi i vinçave që përdoren për ndërtimet shumëkatëshe

GjilanPostuar: 12:27 / 03.11.2023

“Pas pranimit të ankesave nga qytetarët se po ndihen të rrezikuar nga vinçat që përdoren në ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe, Drejtoria e Inspekcionit ka filluar inspektimin e vend-punishteve ku përdoren vinçat, ku janë identifikuar se vinçat janë të vjetërsuar dhe nuk janë të vendosur sipas kritereve.
Pas masave konkrete të marra nga inspektorët, filloi rritja e ndërgjegjësimit të punëkryesve për inspektime dhe testime të vinçave për pajisjen me certifikatë për kontrollime dhe testime periodike.
Për sigurinë e qytetarëve.” – ka shkruar kryetari Hyseni.