Në Gjilan ka vazhduar aksioni për mirëmbajtjen e hapësirave publike me pastrimin e lumit Morava
GjilanPostuar: 15:29 / 22.06.2023
Mirëmbajtja dhe pastrimi i hapësirave publike, përkatësisht një qytet i gjelbër dhe i qëndrueshëm, është njëri nga prioritetet e Komunës së Gjilanit, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
“Sot, të gjithë së bashku, Institucionet Komunale, Qendra Rinore dhe shkolla “Vatra e Diturisë” e fshatit Livoç i Epërm si dhe Skat Consulting punuan në pastrimin e pellgut të lumit Morava”, ka thënë kryetari Hyseni.
Aksioni ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin e komunitetit ndaj ambientit jetësor.
“Përveç ruajtjes së lumenjve, aktivitetet e tilla rrisin edhe ndërgjegjësimin e komunitetit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit ku jetojmë”, ka nënvizuar kryetari Hyseni.