Nënshkruhet marrëveshja për projektin më të madh infrastrukturor në historinë e qytetit të Gjilanit
GjilanPostuar: 12:35 / 16.01.2024
Njoftimi i plotë i kryetarit Hyseni:
“Nënshkruam projektin më të madh infrastrukturor në historinë e qytetit, me vlerë rreth 27milion euro, me Zëvendës Ministrin Hysen Durmishi.
Qarkorja e re e qytetit ka gjatësi rreth 20km, 4 korsi që do të lidhin të gjitha rrugët magjistrale.
Gjilani me qeverisje të ndershme e plot dinjitet tashmë ka kthyer vëmendjen meritore.”