Nis subvencionimi i qumështit me 8 cent për litër nga Komuna e Gjilanit

GjilanPostuar: 09:50 / 13.09.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Hyseni:

Për herë të parë pas 23 vitesh, subvencionohet qumështi me 8 cent për litër nga komuna – tjetër zotim i cili po e përmbushim


Kemi hapur thirrjen për aplikim për fermerët prodhues të qumështit për gjashtëmujorin e parë Janar-Qershor 2023. Zotimin tonë elektoral tani po e përmbushim duke subvencionuar fermerët 0.08€ për litër, fillimisht për periudhën e parë 6-mujore Janar-Qershor, për të vazhduar edhe me periudhën e dytë Korrik-Dhjetor 2023.

Afati për aplikim është nga data 12 Shtator deri më 26 Shtator 2023.

Kriteret i gjeni brenda thirrjes:
https://kk.rks-gov.net/.../Thirrje-per-aplikim-per...

#bujqësiaGjilan