Njoftim për diskutim publik për Draft-Rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Komunën e Gjilanit

GjilanPostuar: 22:39 / 15.07.2023

Njoftimi i plotë nga Komuna e Gjilanit:

Ftojmë qytetarët e Komunës së Gjilanit në diskutimin publik, ku kjo rregullore është përcaktimi i zonave të vendparkimeve, kushteve për shfrytëzimin e vendparkimeve, mënyrës së pagesës, çmimit dhe llojit të biletave për vendparkim, mënyrës së shfrytëzimit të tyre dhe mbikëqyrjes për parkimin e veturave në territorin e Komunës së Gjilanit.

Hapësira publike e parkimit, është hapësirë e dedikuar për parkimin e veturave, e cila është e rregulluar si vendparkim dhe i shënjuar me shenja të komunikacionit dhe me informata rreth zonës së parkimit, me çmimet varësisht nga koha e parkimit, si dhe mënyrën e pagesës së parkimit.

Datë: 26.07.2023
Ora: 11:00
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal

https://kk.rks-gov.net/.../Njoftim-per-diskutim-publik...

Jeni të mirëseardhur!