Për herë të parë në Gjilan do të bëhet Pap Test-i në QKMF dhe shërbimi do të jetë falas
GjilanPostuar: 10:12 / 29.12.2023
“Fundi i vitit po përmbyllet me këtë super lajm për qytetarët tanë.
Kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë, AMC-së dhe Spitalit Regjional të Gjilanit që mundëson jetësimin e këtij projekti, financuar nga UNFPA.
Pas trajnimit të personelit mjekësor të përzgjedhur, vajzave dhe grave do t'iu mundësohet kryerja e PAP testi-t falas dhe rrjedhimisht në 90% të rasteve do të arrihet të parandalohet kanceri në qafën e mitrës.” – ka shkruar kryetari Hyseni.