Përurohen dollapët për nxënës në shkollën “Rexhep Elmazi” në Gjilan

GjilanPostuar: 16:19 / 12.06.2023

Jemi në shkollën ‘Rexhep Elmazi”, ku pasi kemi ndërhyrë më parë në rregullimin e ndriçimit efiçient, izolim, dyer e dritare, çati, në sistemin e ngrohjes, sikurse edhe në nyjat sanitare dhe hapësirat e brendshme, sot po fillojmë me projektin e vendosjes së dollapëve për nxënës”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai ka nënvizuar me këtë rast se në këtë projekt përfshihen 24 shkolla të fillore të komunës së Gjilanit, nga klasat 1-5, ku do të vendosen dollapët për nxënës, që ka qenë një premtim yni.

Për më tepër, kryetari Hyseni ka thënë se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për shëndetin e nxënësve si dhe organizimin e punës në shkollat tona.

“Vendosja e dollapëve në secilën klasë dhe në të gjitha shkollat, është një investim shumë i rëndësishëm për shëndetin e nxënësve, fillimisht, por edhe për organizimin më të mirë të punës në shkollat tona:, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai ka falënderuar me ketë rast drejtoreshën e Arsimit, sikurse dhe drejtorin e kësaj shkolle, për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë në këtë projekt si dhe investimet e përgjithshme në shkollën ‘Rexhep Elmazi’.

Projekti i lehtëson nxënësit nga çantat e rënda.