Përurohen investimet në Parkun tek salla e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan

GjilanPostuar: 19:26 / 27.06.2023

Sot, kemi përuruar investimet në Parkun tek salla e sporteve. Duke marrë parasysh mungesën e investimeve në një ndër parqet më të vjetra të qytetit dhe me rëndësi të veçantë ndër breza, kemi realizuar investime ku përfshihen sipërfaqe për piknik dhe aktivitete sportive, këndin e lojërave për fëmijë dhe personave me aftësi të kufizuara, parking për biçikleta si dhe rregullimin e ndriçimit.

Falënderues ndaj Advancing Together - AT për bashkëfinancimin në këtë projekt.

+5 xhepa të gjelbër do të fillojnë të realizohen në fshatrat Demiraj, Bresalc, Shillovë, Miresh si dhe në lagjen “Iliria” në qytet.

Për Gjilanin e gjelbër dhe të qëndrueshëm.