Përurohet laboratori i shkencave të natyrës në shkollën "Nazmi Hoxha" në Gjilan
Postimi i plotë i kryetarit Hyseni:
Sot përuruam laboratorin e shkencave të natyrës në shkollën "Nazmi Hoxha"
Nxënësit e shkollës "Nazmi Hoxha" tani do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktikën në lëndët matematikë, fizikë, kimi dhe biologji në laboratorin shkencor të përuruar sot, i cili arrin vlerën prej 49 mijë eurosh.
Kjo është shkolla e 4-të e cila tani posedon laboratorin shkencor.
Së shpejti edhe 3 shkolla do të pajisen me laboratorë shkencorë:
1.Gjimnazi i shkencave natyrore "Xhavit Ahmeti"
2.SHFMU "Abaz Ajeti"
3.SHFMU “Skënderbeu”, Përlepnicë
Po e përmbushim zotimin tonë për pajisjen e të gjitha shkollave me laboratorë dhe kabinete të punës, me qëllim që nxënësit dhe mësimdhënësit ta kenë një mjedis bashkëkohor të mësim-nxënies dhe mësim-dhënies.