Po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjve në Bresalc dhe Miresh

GjilanPostuar: 18:09 / 15.02.2024

Ndër të tjera, kryetari Hyseni ka shkruar:

“Për dy vite me radhë, kemi parandaluar vërshimet me masa preventive. Duke parë nevojën e madhe për pastrim dhe zgjerim të shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht.
Lumi në Bresalc kishte devijuar nga rrjedha natyrale e tij, duke rrezikuar edhe ShFMU "Ibrahim Uruqi". Kjo gjendje tashmë është sanuar!”