QKMF "Nagip Rexhepi" në Gjilan tani me aparaturë të re për pacientët me diabet

GjilanPostuar: 00:57 / 02.09.2023

Njoftimi i plotë nga kryetari Hyseni:

Për herë të parë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ofron shërbime për pacientët me diabet, përmes aparatit për testim të hemoglobinës së glukozuar e cila mundëson diagnostikimin e sëmundjes së diabetit si dhe tregon nivelin mesatar të sheqerit në gjak gjatë 3 muajve të  fundit.

Përpos kësaj, QKMF është pajisur edhe me çanta me pajisje të reja mjekësore si: tensiometër, otoskop, oftalmoskop, termometër, glukometër e dhjetëra pajisje të reja.

Vazhdojmë me ndryshime në sistemin shëndetësor.