Rreth 480 mijë euro subvencionime shtesë për sektorin e bujqësisë në komunën e Gjilanit
GjilanPostuar: 00:39 / 20.07.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Hyseni:
Rreth 480 mijë euro subvencionime shtesë për sektorin e bujqësisë në komunën e Gjilanit
479,705.27€ është vlera e memorandumit të bashkëfinancimit për përkrahje financiare në fushën e bujqësisë me serra, lopë dhe panele solare, të cilin e nënshkruam sot bashkë me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman.
22 serra nga 500m2
30 panele diellore për fermerët
120 lopë qumështore
do të shpërndahen për fermerët përfitues.
Ashtu siç jemi zotuar, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në Gjilan.