Shpërndahen çanta dhe materiale shkollore për 200 fëmijë në Komunën e Gjilanit
GjilanPostuar: 13:15 / 29.08.2023
Postimi i plotë nga Komuna e Gjilanit:
Shpërndarja e çantave dhe materialeve shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale, nxënës nga klasa e parë deri të pestën.
Ne iu dëshirojmë një vit të mbarë dhe të suksesshëm në vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve. Falënderojmë organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, të cilët kontribuuan që të shohim sot kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve.