Vazhdon fushata vetëdijesuese “Sezoni veror 2023” në Komunën e Gjilanit

GjilanPostuar: 15:10 / 31.07.2023

Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë fletëpalosje të cilat bëjnë thirrje tek qytetarët që së bashku të kontribuojmë dhe reflektojmë pozitivisht për sigurinë e përgjithshme në komunikacionin rrugor.

Ndërmarrja e këtyre aktiviteteve shtesë ka për qëllim parandalimin e aksidenteve me dëme materiale, lëndime trupore dhe aksidentet me pasoja fatale.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com  dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.