Aprovohet buxheti i Komunës së Drenasit për vitin 2024
Kjo mbledhje, në rend dite kishte gjithsej 20 pika.
Pika më kryesore e kësaj mbledhjeje ishte pika e dytë (2) e rendit të ditës, Propozim vendimi i buxhetit të Komunës për vitin 2024 si dhe parashikimi i buxhetit për vitet 2025-2026. Kuvendi Komunal i Drenasit me shumicë votash miratoi buxhetin e Komunës së Drenasit për vitin 2024 në vlerë prej 20 milionë e 968,992€.
Njëkohësisht, pikë shtesë nga kryetari Lladrovci u shtua subvencionimi i grave lehona me nga 100 euro si dhe subvencionimi i pagesave për çerdhe private me nga 30 euro për fëmijë, për familjet që kanë të ardhura nën vlerën 500 euro në muaj.
Pikat 7 dhe 8 e këtij rendi dite u pushuan për një seancë tjetër, ndërkaq pika 17 e po këtij rendi dite u tërhoq me iniciativën e vet përfitueses.
Njëkohësisht, pikat tjera të këtij rendi dite u miratuan me shumicë votash.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal i datës 31.08.2023.
2. Propozim vendimi i buxhetit të Komunës për vitin 2024 dhe parashikimi i buxhetit 2025-2026.
3. Raporti i Progresit për Implementimin e rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2022.
4. Propozim vendim për ndarjen e parcelave kadastrale.
5. Propozim vendim për rialokim të mjeteve financaire.
6. Propozim vendim për miratimin e projekt rregullores të programit komunal tre vjeçar për banim për periudhën 2023-2025 për Komunën e Gllogocit.
7. Propozim vendim për ndryshim plotësimin e rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Drenasit
8. Propozim vendim për transfer të mjeteve nga Drejtoria e Infrastrukturës Publike.
9. Propozim vendim për transfer të mjeteve nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale.
10. Draft propozim për ndryshim-plotësimin e rregullores për taksa tarifa, ngarkesa dhe gjoba.
11. Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Drilona Krasniqit.
12. Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Vanesë Avdullahu.
13. Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Valmire Xhema Krasniqi.
14. Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin e Shqiprim Hykolli.
15. Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin Egzona Rrustaj.
16. Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin Kaltrina Gashi.
17. Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin Arton Hasani.
18. Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin Teuta Kuliqi.
19. Propozim vendim për financim të projektit nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për Mikro Biznese dhe Start-up në projektin Ganimete Ramadani.
20. Të ndryshme.
Për më tepër, mbledhjen e mbajtur sot mund ta ndiqni në vegëzat si në vijim:
Ueb-faqe të Komunës: https://youtu.be/7fUEvymCO5I
Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=7fUEvymCO5I
Facebook: https://fb.watch/m2aBRa_lmi/