Drenasi edhe me 100 parkingje të reja

GllogocPostuar: 14:04 / 26.07.2023

Njoftimi i plotë:

Në kohën kur mërgimtarët tanë vizitojnë vendlindjet e tyre, si rrjedhojë rritet edhe qarkullimi i veturave në vendin tonë, kësisoj rritet edhe kërkesa për hapësira për parkimin e veturave.

Duke u nisur nga kjo kemi kënaqësinë të njoftojmë se Drenasit ju janë shtuar edhe 100 parkingje të reja që do të jenë në dispozicion për shfrytëzim nga qytetarët tanë, krahas 350 parkingjeve që u përuruan javë më parë, e që gjithsej arrijnë shifrën prej 450 parkingjeve të reja.

Kjo duke u nisur nga evidentimi që kemi bërë në terren, kemi evidentuar si një ndër problemet bazike me të cilën përballeshin qytetarët ishte mungesa e hapësirave për parkimin e veturave.

Krahas kësaj është bërë asfaltimi i pjesës rrugore që lehtëson kyçjen e automjeteve në qendrën e qytetit të Drenasit.  

Komuna e Drenasit vazhdon me karvanin e investimeve infrastrukturore për të mirën e qytetarëve.