Drenasi shënon 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me nderim në vendvarreza, seancë solemne dhe aktivitete të tjera kulturore
Në orët e hershme të mëngjesit, kryetari Lladrovci me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta për nderim në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë, në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë, Likoshan, Çikatovë e Vjetër, Baicë, Abri, Tërdec, Gllobar, Tërstenik, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Shtrubullovë, Poklek i Ri dhe i Vjetër dhe në Nekoc si dhe pranë shtatores së doktorit Hafir Shala.
Pas seancës Solemne të Kuvendit, në Sallën e Kulturës është mbajtur program kulturo e artistik.
Gjithashtu, është mbajtur edhe Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës e udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, i cili tha se për dallim nga festat tjera, edhe ky 16 vjetor vendin e gjënë pa themeluesit e shtet ndërtimit, të cilët padrejtësisht po mbahen në dhomat e specializuara të Hagës.
Gjithashtu, edhe kryetari Lladrovci me një fjalë rasti, uroi të gjithë për 16 Vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.