Edhe QKMF në Drenas përfiton një automjet të ri nga Ministria e Shëndetësisë
Ky automjet, do të përdoret për nevojat dhe aktivitetet e shërbimeve shëndetësore, si: Vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç, vaksinime të ndryshme, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e zinxhirit të ftohtë të vaksinimit, etj.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnije Krapi, gjatë vizitës që i bëri QKMF-së përkatësisht kësaj ekipe e cila merret me implementimin e këtij programi, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin në përmirësimin e shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor me fokus, gratë dhe fëmijët në zonat rurale.
Programi i vizitave në shtëpi ofron shërbime kryesisht të bazuara në shtëpi për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, si dhe ndërtimin e besimit midis infermierëve, punonjësve social dhe komunitetit për një sistem më të mirë të mjekësisë familjare.