Filluan punimet në rrugën që lidh fshatrat Sankofc e Zabel i Epërm

GllogocPostuar: 22:46 / 24.08.2023

Kjo rrugë përveç që shkurton lidhjen mes fshatrave, do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të kësaj zone, duke përfshirë edhe fshatrat Fushticë e Epërme dhe e Ulët.

“Në kuadër të investimeve kapitale për këto fshatra janë edhe disa segmente tjera rrugore të cilat shumë shpejtë do të asfaltohen”, ka njoftuar ndër të tjerash Drejtori për Infrastrukture Lokale, Endrit Gllareva gjatë vizitës së tij në terren.

Gjithashtu, vlen të theksohet se ka përfunduar një pjesë e ndriçimit publik në rrugën kryesore në Sankofc.