Ftesë nga Komuna e Drenasit për Tubimin e dytë me publikun
GllogocPostuar: 14:44 / 16.12.2023
Të enjten me datë 28.12.2023 duke filluar në orën 14:00.
Tubimi me publikun do të mbahet në Sallën e Kuvendit dhe ftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet e interesuara të Komunës, të marrin pjesë në këtë Tubim Publik duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart.
Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetin e Komunës për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, për të arriturat, vështirësitë dhe synimet, si dhe investimet kapitale, ndërsa pjesëmarrësit mund t’u shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e dytë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.