Hapet barnatorja në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran

GllogocPostuar: 14:34 / 11.09.2023

Për të përuruar këtë shërbim, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumnije Krapi dhe shefin e kabinetit të kryetarit, Skender Berisha.

Me hapjen e kësaj barnatoreje brenda objektit të QMF-së në Komoran, qytetarëve do të ju lehtësohet shërbimi dhe nga sot, banorët e Komoranit me fshatra në rrethinë, mund të përfitojnë nga ky shërbim në oraret 08:00 deri në ora 16:00.

Ky ndryshim është një tjetër tregues i angazhimit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Drenasit. Po ashtu, progresi do të vazhdojë edhe në qendrat tjera të mjekësisë familjare, duke përfshirë Tërstenikun, Arllatin dhe objekte të tjera të shëndetësisë familjare. – thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.