Ka përfunduar trajnimi “Avancimi i Njohurive Financiare” në Komunën e Drenasit
Në përmbylljen e këtij trajnimi, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, Drejtori Gjeneral i FKGK-së, Besnik Berisha, Menaxherja për Marrëdhënie me Publikun, Anita Toçi, si dhe Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Agnesë Kastrati- Bucolli.
Këto trajnime janë komponentë e skemës garantuese të FKGK-së “Dritarja për Gra në Biznes“ mbështetur nga Banka Botërore.
Qëllimi kryesor i trajnimit ishte avancimi i njohurive financiare të cilat pritet t’i mbështesin bizneset me pronare gra, në mënyrë që të zgjerojnë njohuritë për financat e biznesit të tyre.
Pas përfundimit të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisen me veglën e quajtur “Business Help”, që do t’ju ndihmojë në mirëmbajtjen e të dhënave të biznesit të tyre, si dhe u bë shpërndarja e mirënjohjeve për pjesëmarrësit.