Ka vazhduar asfaltimi i rrugës ‘Besim Mala’ në Drenas me gjatësi 600m
GllogocPostuar: 00:36 / 30.07.2023
Për të parë nga afër punimet qe po zhvillohen në këtë segment rrugor, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci bashkë me Drejtorin për Infrastrukturë Publike, Endrit Gllareva vizituan vendpunishten.
Projektet e planifikuara infrastrukturore do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim për të mirën e qytetarëve.
Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për qytetarët duke iu lehtësuar qasjen, dhe marrjen e shërbimeve në lokalitetet ku jetojnë.