Komorani së shpejti me shërbim të rëntgenit

GllogocPostuar: 17:42 / 10.08.2023

Pajisja e mëhershme e rëntgenit, do të funksionalizohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku qytetarëve do t’u ofrohet ky shërbim. Kështu, Përkujdesja parësore në Drenasit, do të ofrojë në dy vende shërbime rentgenologjike, në QKMF dhe QMF.

Kompania e cila ka marrë përsipër demontimin, transferin, montimin dhe lëshimin në punë të rentgenit, deri nga mesi i gushtit pritet ta bëj gati në shërbim të qytetarëve.

Komuna e Drenasit, ka bërë investime të konsiderueshme në shëndetësi dhe ofron përkujdesje parësore 24 orës në QKMF në Drenas dhe QMF në Komoran.