Komuna e Drenasit fillon dëgjimet buxhetore për vitin 2024
Dëgjimin e ka prezantuar, Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra i cili ka treguar qëllimin e takimit dhe ka shpjeguar në pika të shkurtra edhe hartimin e buxhetit komunal për vitin 2024.
Në këtë dëgjim, merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale, gra, të rinj, student e shumë qytetarë.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, i cili edhe ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe ka vlerësuar se me pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe grupeve të interesit, buxheti i komunës do të jetë gjithëpërfshirës për të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Drenasit.
Ndërsa të pranishmit, kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e tyre për të cilat kanë kërkuar të jenë pjesë e projeksionit të buxhetit për vitin 2024-2026.
Në ora 14:00, në Sallën e Kuvendit është mbajtur edhe dëgjimi i dytë me publikun, ku të pranishëm ishin grupet e interesit; bizneset, fermerët, OJQ-të, shoqëri civile, klubet sportive dhe klubet artistike. Edhe këtë dëgjim, ke udhëhequr, Bekim Dobra, ndërsa të pranishëm ishin, kryetari Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Milaim Hajdari, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të bizneseve, OJQ, shoqëri civile, klube sportive dhe shumë qytetarë.
Të gjithë të pranishmit në këto dëgjime buxhetore, janë pajisur më materialet e nevojshme për të diskutuar. Ata para vetës kanë pasur draft-listën e investimeve kapitale si dhe draft-buxhetin për vitet 2024-2026 dhe pasi kanë paraqitur kërkesat e tyre kanë marr edhe përgjigje për kërkesat e parashtruara.
Buxheti i Përgjithshëm i Komunës së Drenasit për vitin 2024 është 20,968,992.00 euro, ndërsa nga kjo shumë, për investime kapitale janë planifikuar 6,384,282.00 euro.
Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim. Nesër më datë 17.08.2023, duke filluar nga ora 10:30 në SHFMU “Rilindja” në Dobroshec, do të mbahet dëgjimi buxhetore me banorë të fshatrave; Dobroshec,, Godanc, Gllanasellë, Likoshan, Çikatovë e Vjetër dhe Gradicë.
Po të njentën ditë, nga ora 13:12, në SHFMU “Zenel Hajdini” në Tërstenik do të mbahet dëgjimi me banorë të fshatrave; Tërstenik I dhe II, Shtuticë, Polluzhë dhe Vërboc.
Nga ora 15:00 në SHFMU “Migjeni” në Baicë do të mbahet dëgjimi publik me banorë të fshatrave; BICË, Tërdec, Abri, Damanek dhe Krajkovë.
Inkurajohen të gjithë qytetarët e vendbanimeve të lartcekura, që të marrin pjesë në dëgjimet buxhetore.