Komuna e Drenasit nënshkruan marrëveshjet e fazës së dytë me përfituesit e subvencioneve për Start Up dhe Mikro biznese
GllogocPostuar: 00:15 / 17.11.2023
Të enjten janë nënshkruar marrëveshjet e fazës së dytë me përfitues të bizneseve të reja, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Agnesë Kastrati- Bucolli.
Kryetari Lladrovci, ka uruar gjithë përfituesit e subvencioneve dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit do të vazhdojë në përkrahjen e bizneseve të reja me subvencione për ti lehtësuar sado pak fillesat e tyre të të bërit biznes dhe krijimin e vendeve të reja të punës.