Komuna e Drenasit përkrah në disa fusha administrative komunën e Zveçanit
Jam i lumtur që së bashku me Drejtorët dhe Administratën e komunës tonë të ofrojmë përkrahje dhe shërbime për të avancuar qeverisjen aktuale në Zveçan, në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror për funksionimin e pushtetit lokal në tërë Republikën e Kosovës, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Sot, me kënaqësi, me kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet komunës së Drenasit dhe Zveçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për Bashkëpunimin Ndër komunal dhe Ligjin për Arbitrazhin.
Qëllimi i bashkëpunimit është ofrimi i shërbimeve nga ana e Komunës se Gllogocit për nevojat e Komunës së Zveçanit, ofrimi i shërbimeve për sektorët Buxhet, Financa dhe Administratë të Përgjithshme, Fushën e Prokurimit dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
Jam i lumtur që së bashku me Drejtorët dhe Administratën e komunës tonë të ofrojmë përkrahje dhe shërbime për të avancuar qeverisjen aktuale në Zveçan, në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror për funksionimin e pushtetit lokal në tërë Republikën e Kosovës. Punë të mbarë z. Peci me bashkëpunëtorë!