Kryetari Lladrovci fton qytetarët të japin propozime për investime kapitale edhe me shkrim në Dëgjimet buxhetore
Dëgjimet buxhetore me qytetarë, janë pjesë e obligimit ligjor të pushtetit lokal, ku pranohen propozime, idetë dhe sugjerimet e qytetarëve për investimet kapitale. Në dëgjimet buxhetore për këtë vit, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte i pranishëm në pesë takime, me pjesëmarrës të ndryshëm, grupet e interesit dhe qytetarët.
“Falënderoj qytetarët, administratorët e fshatrave për praninë e tyre, për propozimet e debatet dhe besimin se kërkesat e tyre do të realizohen. Po ashtu, në takime kam theksuar se kemi buxhet dhe ai buxhet është në shërbim të projekteve për qytetarët”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.
Postimi i plotë:
Dëgjimet buxhetore po zhvillohen me sukses
Sot ishte dëgjimi i pestë buxhetor, lidhur me projektet kapitale për vitin 2024-2025 dhe projeksionet për vitin 2026.
Jam shumë i lumtur se në këto takime me të rinjtë e të rejat e komunës tonë, OJQ-të, gratë, sportistët dhe klubet sportive, takimet në Dobroshec, Terstenik dhe Baicë, ishin raste ku pranuam kërkesat dhe sugjerimet për investimet kapitale, sfidat e qytetarëve dhe falënderimet për projektet e realizuara.
Pjesa dërmuese e çështjeve të shtruara viteve të mëhershme, tashmë janë zgjidhur, por edhe çdo kërkesë të re e kemi regjistruar. Ftojmë qytetarët të marrin pjesë në takimet e radhës sipas agjendës dhe kërkesat që nuk i kanë parashtruar në takime, t´i bëjnë brenda tri ditëve me shkrim në komunë, pranë drejtorive përkatëse.
Falënderoj qytetarët, administratorët e fshatrave për praninë e tyre, për propozimet e debatet dhe besimin se kërkesat e tyre do të realizohen. Po ashtu, në takime kam theksuar se kemi buxhet dhe ai buxhet është në shërbim të projekteve për qytetarët.
Buxheti për investime kapitale për vitin 2024 është 6,372,478.00 euro ndërsa për vitin 2025, buxheti është 7,390,165.00 euro. Vazhdojmë të punojmë, kërkesat e qytetarëve mbesin prioriteti ynë. Ju faleminderit!
https://instagram.com/p/CwDHE2EtvZD/