Kryetari Lladrovci ka vizituar fermerët gjatë të korrave të grurit

GllogocPostuar: 00:25 / 22.07.2023

Postimi i plotë:

Korrja e grurit në komunën e Drenasit po vijon pa ndalur. Autokombajna ka mjaftueshëm për sipërfaqet e grurit dhe po korrin sipas rekomandimeve të Drejtorisë së Bujqësisë. Sipas fjalëve të bujqve dhe komisionit në terren, rendimenti është më i ulët se disa vite me radhë. Në sipërfaqen e njëjtë sipas fermerëve vitin e kaluar kishte rendiment plot 8000 kg për hektarë, kurse këtë vit vetëm 2000 e pak kg për sipërfaqen në fjalë.

Fermerët ankohen për sasinë e rendimentit të ulët por edhe për cilësinë dobët të grurit në rreth 2.600 hektarët me grurë në komunën tonë. Urojmë që vitet tjera të jenë vite më të bereqetshme dhe të ketë më shumë sipërfaqe të mbjellë me grurë dhe kulturat tjera bujqësore.