Kryetari Lladrovci mban takim me grupin punues për organizimin e dëgjimeve buxhetore

GllogocPostuar: 16:34 / 13.07.2023

Kryetari Lladrovci, ka përgëzuar grupin punues për punën që po bëjnë në nxitjen e qytetarëve për të qenë pjesë e dëgjimeve buxhetore dhe ka falënderuar edhe përfaqësuesin e DEMOS-it për mbështetjen që po i jep Drenasit në hartimin e politikave për planifikimin e hershëm të buxhetit, duke përfshirë akterët kryesor në buxhet, qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit për të qenë pjesë e diskutimeve gjatë dëgjimeve.

Grupi punues së bashku me Naim Cahani, kanë hartuar draft-planin e dëgjimeve buxhetore për vitin 2024, ku ky plan shumë shpejtë do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët dhe do të publikohet në ueb faqen e komunës dhe në rrjetin social Facebook.

Dëgjimet buxhetore do të mbahen pasi të pranohet Qarkorja e dytë buxhetore nga Ministria e Financave, pra në gjysmën e muajit gusht të këtij viti dhe orari i dëgjimeve do të behët publik sipas afateve ligjore.