Kryetari Lladrovci morri pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të "Shtëpisë - Shtab" në Nekoc

GllogocPostuar: 15:46 / 24.08.2023

Nderimi për Heroin Gani Kastrati, veteranët, invalidët e UÇK-së dhe familjet e tyre, është i përjetshëm, ka shkruar si në rrjetin social.

Postimi i plotë:

Vite më parë, presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar Gani Kastratin me titullin më të lartë që mund t´i jepet nga atdheu i tij, për të cilin ai dha jetën, titullin “Hero i Kosovës”.

Sot, në prani të veteranëve, invalidëve, kotribuesve për çlirim dhe qytetarëve të shumtë të Nekocit dhe më gjerë, mora pjesë në zbulimin e Pllakës ku shënjohet historia e çmuar e Heroit Gani Kastrati dhe Familjes Kastrati “Shtëpi Shtab i UÇK-së”, për kontributin e dhënë gjatë luftës tonë çlirimtare.

Nderimi për Heroin Gani Kastrati, veteranët, invalidët e UÇK-së dhe familjet e tyre, është i përjetshëm.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Gani Kastrati!
Lavdi heronjve, dëshmorëve e martirëve të lirisë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!