Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese

GllogocPostuar: 15:48 / 12.07.2023

Kryetari Lladrovci ka falënderuar të pranishmit dhe është zotuar se Komuna e Drenasit do të zbatojë këtë marrëveshje sipas detyrimeve që dalin nga ky dokument.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është të rritet angazhimi i qytetarëve, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal në implementimin e projekteve infrastrukturore dhe mbikëqyrjes qytetare, dhe promovimit të hapësirës së dialogut publik, palët dakordohen t’i hapin rrugë themelimit të “Ekipit të Auditimit Social” në projektin “Ndërtimi i kolektorëve për grumbullimin e ujërave të zeza në Komunën e Drenasit – Projekt dy vjeçar”.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit është në kuadër të projektit “Auditimi Social” i cili realizohet me mbështetjen e projektit për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), projekti i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, zbatuar nga HELVETAS.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe disa nga ekipi multidisiplinar për Auditimin Social, pra qytetarë nga Komuna e Drenasit që janë të përfshirë në realizimin e këtij auditimi.