Kryetari Lladrovci priti në takim komandanten e deritanishme dhe komandantin e ri të KFOR-it LMT East

GllogocPostuar: 19:10 / 18.10.2023

Lladrovci e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Komandanten e deritashme, znj. Petelinkar dhe i uroi suksese të mëtejme në detyrën e saj ushtarake në dobi të paqes e sigurisë.

“Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer me KFOR-in, do të vazhdojë edhe më tej, me komandën e re sllovene, majorin Pogorevc, të cilit i dëshiroj mirëseardhje”, ka deklaruar Lladrovci, duke shtuar se KFOR-i me sukses po e ushtron mandatin për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.