Kryetari Lladrovci priti në takim nxënësit që ishin pjesë e Olimpiadës së IV-të "Matematikë Kosovë-Shqipëri" (KAMO 2023)
GllogocPostuar: 23:30 / 01.08.2023
Së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, u njoftuan rreth ngjarjes shkencore që dalloi nxënësit tanë.
Gjatë këtij takimi kryetari Lladrovci ndau mirënjohje për nxënësit që ishin pjesë e Olimpiadës së IV-të "Matematikë Kosovë-Shqipëri" (KAMO 2023).
Lladrovci ju dëshiroj edhe shumë suksese tjera nxënësve Verena Gashi, Reis Mifrarit, Lorit Halilaj dhe Olsi Vrellaku, si dhe një falënderim i veçantë për përfaqësuesin e Shoqatës së Matematikanëve të Drenasit, Driton Bilalli.