Kryetari Lladrovci priti në takim përfaqësuesit e “Helvetas” nga Peruja

GllogocPostuar: 15:13 / 23.06.2023

Kryetari Lladrovci në këtë takim, ka theksuar rëndësinë e grantit për qytetarët, vështirësitë që përcjellin këtë program në rast të vonesave në ekzekutimin e tij dhe sfidat tjera teknike si dhe për afatet ligjore për ekzekutimin e grantit të performancës.

“Në takim theksova se granti na ka ndihmuar që performanca e të gjithë drejtorëve, zyrtarëve komunalë dhe bashkëpunimi qytetar, përkushtimi është rritur ndjeshëm, andaj falënderojmë shtetet donatore, MAPL-në, Zyrën e BE-së dhe përkrahësit e Grantit të performancës komunale dhe të gjithë bashkëpunëtorët për zbatimin e tij”, ka shtuar kryetari Lladrovci.

Në fund të takimit, kryetari Lladrovci mysafirëve u ka dhuruar nga një medaljon në shenjë respekti për vizitë në komunën e Drenasit.