Kryetari Lladrovci takon pjesëtarët e KFOR-it, shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit
Mysafirët i falënderova për takimin dhe theksova gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me interes të ndërsjellë brenda kompetencave tona, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Takimi me z. Zarnik dhe z. Dragin, pjesëtar të KFOR-it, ishte rast të diskutojmë rreth sigurisë së lëvizjes së nxënësve përgjatë rrugës rajonale, furnizimit me ujë dhe gjendjen e rrugëve.
Pasi i falënderova mysafirët nga KFOR-i për bashkëpunim, theksova përkushtimin tonë për të qenë në shërbim të plotë të interesit qytetar, brenda kompetencave dhe përgjegjësive të pushtetit lokal.
Po ashtu, theksova sfidat me të cilat përballemi si komunë duke mos anashkaluar domosdonë e bashkëpunimit me nivelin qendror dhe institucionet tjera të pavarura për zbatimin e ligjit në funksion të interesit qytetar.
Mysafirët i falënderova për takimin dhe theksova gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me interes të ndërsjellë brenda kompetencave tona.