Lladrovci: Parimet e qeverisjes së mirë janë punë ditore e jona

GllogocPostuar: 18:26 / 15.11.2023

Postimi i plotë i kryetarit Lladrovci:

Sot, në Pejë, mora pjesë në takimin e ftuar nga Agjencia për Demokraci Lokale, me ç’rast u hap Faza e dytë e Programit ELoGE “Çmimi Evropian i Qeverisjes së Shkëlqyer në Kosovë”, ku mikpritës ishte kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri.

Para një viti, në Shkup, kemi qenë komunë me performancë të shkëlqyer, me ç’rast jemi vlerësuar me globin që simbolizon 12 parimet e qeverisjes së mirë. Çdo vit, jemi në krye të vlerësimeve, jo vetëm për performancë komunale në nivel nacional, por edhe në mesin e komunave që përmbushin 12 parimet e qeverisjes së mirë, në nivel rajonal.

Programi ELoGE, ka për qëllim vlerësimin e përmbushjes së 12 parimeve të qeverisjes së mirë, të përcaktuara nga Këshilli i Evropës, i financuar nga Këshilli Evropian dhe zbatohet nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale, MAPL dhe komunat.